NJOFTIM PËR MEDIA | Gentjan Mezani dhe Renato Ziko në konferencë para sfidës ndaj Dukagjinit - SC GJILANI

NJOFTIM PËR MEDIA | Gentjan Mezani dhe Renato Ziko në konferencë para sfidës ndaj Dukagjinit

Sport Club Gjilani njofton mediat për konferencën e shtypit në prag ndeshjes ndaj FC Dukagjini, e vlefshme sfida për xhiron e fundit të kampionatit elitar në Albi Mall Superliga.

Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Gentjan Mezani, shef i shtabit teknik dhe Renato Ziko, futbollist.

Konferenca mbahet të premten më 24 Maj me fillim nga ora 12.30 në ambientet e klubit ( Stadiumi ndihmës, “Rruga e Kumanovës”).

Zyra për shtyp

23 Maj, 2024