RAPORTI | Gjilani 2-1 Drita - SC GJILANI

RAPORTI | Gjilani 2-1 Drita

Paraqitje fantastike e skuadrës që fiton derbin përballë rivalit lokal Drita me rezultat 2-1.

Edison Kqiku dhe Kushtrim Shabani shkruajnë emrat e tyre në historinë e këtij derbi, i cili përveçse ka peshën e tre pikëve, po ashtu afron ekipin afër objektivit final.

Një gol krejtësisht i rregullt i Senad Jarovic është anuluar në fundin e pjesës së parë, teksa goli i pranuar për skuadrën kundërshtari nuk kishte kaluar fare vijën fatale.

Në kuadër të xhiros së fundit kampionale, atë të 36-të, skuadra e viziton Dukagjinin në Klinë.