Nuk mjafton goli i Senad Jarovic në fillimin e pjesës së dytë të lojës. Ekipi ndalet në një tjetër barazim, por këtë herë me gola në shtëpi ndaj skuadrës së Llapit.
Skuadra tashmë futet në fazën finale të kampionatit, teksa kanë mbetur edhe tri ndeshje të vështira për t’u zhvilluar deri në përfundim.
Në xhiron e radhës, Gjilani udhëton drejt Prizrenit për t’u përballur me Lirinë.