Adonit Ahmeti me mjeshtri e dërgoi topin me kokë drejt rrjetës në minutën e parë shtesë për ti dhënë fitoren e tretë sezonale ‘kuqebardhëve’ këtë edicion.
- Fitorja e tretë sezonale për ekipin e 21 vjeçarëve
- Erion Aliu realizoi golin e edicionit
- Adonit Ahmeti u përkujdes që pikët e plota të mbesin në Gjilan
Një paraqitje fantastike e futbollistëve të 21 vjeçarëve në duel me FC Drenicën në shtëpi këtë mesjavë, pavarësisht faktit që për disa minuta u gjendën në disavantazh.
Erion Aliu hapi serinë e rrjetave me një eurogol në minutën e 27-të të ndeshjes, derisa me të majtën gjuajti nga 30 metra dhe dërgoi topin në katërkëndëshin e portës mysafire. Pavarësisht rasteve të shumta të krijuara në vazhdim të ndeshjes, rezultati mbeti i pandryshuar në 45 minutat e para të lojës.
Në fraksionin e dytë kishte gola dhe rikthime të rezultateve. Fillimisht ishin miqtë që realizuan përmes Enxhëll Mehmetit në minutën e 56-të të kohës së lojës, teksa shtatë minuta më pas realizoi edhe Furkan Sherifi për t’u dhuruar epërsinë e parë në ndeshje.
Mirëpo epërsia e mysafirëve nuk zgjati shumë, pasi një minutë më pas barazoi sulmuesi Altin Ferati, teksa krejt në fundin e ndeshjes me një gol mjeshtëror Adonit Ahmeti vendosi epilogun final të duelit.
Kjo ishte fitorja e tretë në gjashtë takime për 21 vjeçarët, të cilët me 10 pikë renditen në pozitën e dytë të klasifikimit.
Në xhiron e ardhshme “Skifterët” udhëtojnë drejt Podujevës për tu përballur me Llapin.
Të dhënat:
SC Gjilani 3-2 FC Drenica (1-0)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Gjyqtar: Mentor Ajeti, Fatmir Sekiraqa, Hekuran Osmani
Golashënues: Erion Aliu 27′, Altin Ferati 64′, Adonit Ahmeti 90+1′ | Enxhëll Mehmeti 56′, Furkan Sherifi 63′
Përbërja: Maliqi, Ahmeti, Aliu, Milazimi, Sherifi (85′ Ramushi), Halimi, Sadiku, Mehmeti (C), Ferati, Kërqeli, Azemi (45′ Leard Kërqeli). Kryetrajner: Trimnor Hasani
Të ndëshkuar: Lision Mehmeti, Leart Kërqeli, Osman Halimi
