Dajan Shehi bën thirrje për vëmendje, pasi që kampionati është në fazën finale dhe të gjitha ndeshjet konsiderohen si të tilla.
Futbollisti i cili vjen nga reparti i mbrojtjes potencon se skuadra po jep maksimumin, pavarësisht që në disa situata po pëson. Ndër të tjerash, ka thënë se do të japin 200% për të arritur objektivin e klubit.
“Ekipi i Gjilanit gjithmonë futet për fitore. Këto tri ndeshje janë shumë me rëndësi për ne dhe mund të konsiderohen sikurse finale. Pavarësisht që kundërshtari i nesërm ka rënë nga elita, ne do të futemi për të dhënë 200%”.
“Kemi shënuar, ashtu siç edhe kemi pësuar, ky është futbolli. Ne po japim maksimumin dhe po mundohemi të arrijmë objektivin që ka klubi deri në fundin e këtij kampionati”.
Gjilani udhëton drejt Prizrenit në ditën e fundit të javës (12 Maj) për t’u përballur me Lirinë në “Përparim Thaçi” nga ora 15.00.