Ekipi ka përmbyllur përgatitjet për duelin e radhës ndaj FC Liria në kuadër të Albi Mall Superligës. Megjithëse në kohë të shkurtër dhe me disa mungesa të theksuara skuadra është gati për udhëtimin e radhës.
Futbollisti Oltion Bilalli është rikthyer nga suspendimi i kartonëve, mirëpo mungesë për të njejtën arsye do jetë Elton Cale.
Jashtë listës për shkak të lëndimeve vazhdojnë të mbeten Betim Halimi, Melos dhe Blendi Krasniqi.
Shqetësuese është edhe gjendja gripore e disa prej futbollistëve, mirëpo stafi teknik tashmë ka gati ekipin për këtë ballafaqim.
Përballja ndaj Lirisë do të zhvillohet të dielën më 12 Maj në stadiumin “Përparim Thaçi” të Prizrenit. Ora 15.00 do të shënoj fillimin e takimit.
Zyra për shtyp
11 Maj, 2024