Kushtrim Shabani me dy golësh qetëson skuadrën në Prizren, teksa triumfon përballë Lirisë. Senad Jarovic realizoi në pjesën e parë me kokë, teksa për fatin jo të mirë Dajan Shehi qëlloi në portën e tij në fundin e saj. Kanë mbetur edhe dy finale deri në mbylljen e siparit të kampionatit elitar të edicionit 23/24.
Në përballjen e radhës presim rivalët lokal. Takimi zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 15.00 në stadiumin ndihmës në Gjilan.