Liridon Ahmeti është prezantuar zyrtarisht si drejtor sportiv, teksa ka nisur punën menjëherë, pasi që u prezantua me futbollistët dhe stafin.
Detyra e drejtori sportiv nuk është risi për Ahmetin, i cili tani e dy vite e ka ushtruar këtë funksion te FC Vushtrria dhe ka ndërmjetësuar transferimin e dhjetra futbollistëve.
Ahmeti është shprehur tejet i kënaqur me besimin që i kanë dhënë drejtuesit për të udhëhequr projektin sportiv të njërit prej klubeve më të organizuara në vend.
“Gjilani është një klub me shumë traditë, ambicje për të arritur sukses dhe mbi të gjitha i super organizuar. Jam pritur ngrohtësisht nga pjesa tjetër e drejtuesve, stafi dhe futbollistët, të cilët i njoh mirë dhe mezi pres të punojmë së bashku”.
Ahmeti ka marrë këtë detyrë dhe përgjegjësi për planin sportiv të klubit, teksa synohen të arrihen objektivat dhe ambicjet e shfaqura prej kohësh nga drejtuesit.
