Lajme Archives - SC GJILANI

Faleminderit, Orhan Abdi!

Sport Club Gjilani njofton se, me marrëveshje të dyanshme, është ndërprerë bashkëpunimi me përgatitësin atletik, Orhan Abdi. Me kërkesën e vetë z. Abdi, palët kanë arritur dakordim për mbylljen e bashkëpunimit pas përfundimit të një edicioni të kaluar së bashku. Klubi e falënderon Orhan Abdin për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë angazhimit të… Continue reading Faleminderit, Orhan Abdi!

KOMUNIKATË | Milazim Bajraktari nënshkruan deri në vitin 2029

Sport Club Gjilani njofton se ka arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Milazim Bajraktari, i cili është bashkuar menjëherë me skuadrën në fazën përgatitore në Bansko të Bulgarisë. Pas dakordësisë së arritur me KF Trepça ’89 për transferimin e kartonit të futbollistit, Bajrktari ka nënshkruar kontratë me Sport Club Gjilani, e vlefshme deri në verën e… Continue reading KOMUNIKATË | Milazim Bajraktari nënshkruan deri në vitin 2029

Kalendari për edicionin e ri – nis me udhëtimin te Nikli

Është hedhur shorti për edicionin e ri garues të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll 2026/2027, me ç’rast ndeshjen e parë të sezonit e luajmë në udhëtim te Feronikeli. Ndeshja derbi përballë rivalit lokal Drita do të luhet në xhiron e gjashtë të kampionatit, ndërkohë që sipari ulet me duelin ndaj Drenicës në shtëpi.… Continue reading Kalendari për edicionin e ri – nis me udhëtimin te Nikli

Përgatitje intensive, dy kontrolluese deri në mbyllje të kampit

• Skuadra po vazhdon me ritëm të lartë fazën përgatitore në Bansko të Bullgarisë, me nga dy aktivitete në ditë, në funksion të përgatitjes sa më të mirë për edicionin e ri. Nën drejtimin e stafit teknik, futbollistët po punojnë në aspektin fizik, taktik dhe teknik, ndërsa atmosfera brenda grupit mbetet mjaft pozitive, me fokus… Continue reading Përgatitje intensive, dy kontrolluese deri në mbyllje të kampit

Miqësore | SC Gjilani 1:1 KF Teuta

Ekipi ka mbyllur edhe duelin e dytë kontrollues në kuadër të fazës përgatitore në Bansko, duke barazuar këtë herë me rezultat 1-1 me skuadrën e Teutës nga Durrësi. Elton Isufi realizon sërishEkipi pëson nga një penalti inekzistenteNdeshja e radhës vs. Levadiakos Sport Club Gjilani ka barazuar 1-1 në ndeshjen e dytë miqësore të fazës përgatitore, përballë Teutës… Continue reading Miqësore | SC Gjilani 1:1 KF Teuta

App logo