Armend Thaqi ka regjistruar paraqitjen numër 100-të për Sport Club Gjilanin.
Kapiteni i skuadrës, Armend Thaqi ka kompletuar shifrën jubilare prej 100 paraqitjeve me fanellën “kuqebardh”. Anësori nga Obiliqi po regjistron edicionin e katërt me Gjilanin të ndarë në dy etapa. Fillimisht Thaqi ishte pjesë e klubit në edicionin 2016/17, 2017/18, për tu rikthyer më pas në edicionin 2024/25 dhe tani duke shijuar këtë moment.
Para duelit kampional të fundjavës ndaj FC Prishtina, drejtori gjeneral, Syart Rrahmani u përkujdes për ta nderuar futbollistin Thaqi, i cili u duartrokit nga i gjithë stadiumi.
Thaqi la gjurmë në fitoren e skuadrës këtë vikend, derisa realizoi edhe golin e tretë në ndeshje nga gjujtja e lire.
32 vjeçari është storje suksesi dhe shembull për gjithësecilin nga futbollistët e tjerë, duke lënë gjurmë të pashlyer në historinë e klubit të Gjilanit.
Të gjithë në SC Gjilani e urojnë dhe falenderojnë Thaqin për kontributin me fanellën “kuqebardh”.