Zyrja per Shtyp, Author at SC GJILANI - Page 10 of 49

Stërvitje me ritmin e reshjeve – skuadra zbarkon sërish në shtëpi

Pas përfundimit të fazës përgatitore në Bansko, skuadra jonë është rikthyer në vend dhe ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore në fushën stërvitore. Edhe pse në një mot me reshje shiu gjatë gjithë pasdites, lojtarët kanë treguar përkushtim maksimal dhe energji pozitive në çdo ushtrim. Stafi teknik ka vendosur theksin në rikuperimin fizik dhe… Continue reading Stërvitje me ritmin e reshjeve – skuadra zbarkon sërish në shtëpi

Komunikatë zyrtare: Përfundon bashkëpunimi me futbollistin Arago Jamal

Sport Club Gjilani njofton se ka përfunduar me marrëveshje të dyanshme kontratën me futbollistin Arago Jamal. Pas një edicioni të kaluar së bashku, palët kanë vendosur që të ndajnë rrugët në mënyrë miqësore dhe profesionale. Arago Jamal ka dhënë një kontribut të vlefshëm gjatë kohës së tij në klub, dhe për këtë i shprehim mirënjohje… Continue reading Komunikatë zyrtare: Përfundon bashkëpunimi me futbollistin Arago Jamal

Komunikatë zyrtare | Mbyllet bashkëpunimi me Kushtrim Shabanin

Sport Club Gjilani njofton se ka përfunduar me mirëkuptim bashkëpunimin me futbollistin Kushtrim Shabani. Pas dy edicionesh të kaluara me fanellën e Gjilanit, palët kanë zgjidhur në mënyrë të dakorduar çështjet kontraktuale, duke i dhënë fund bashkëpunimit. Klubi e falënderon Shabanin për kontributin e dhënë gjatë këtyre dy sezoneve dhe i uron suksese në vazhdim… Continue reading Komunikatë zyrtare | Mbyllet bashkëpunimi me Kushtrim Shabanin

Skuadra përmbyll fazën përgatitore në Bansko dhe kthehet në shtëpi

Pas një qëndrimi intensiv prej 15 ditësh në qytetin malor të Banskos në Bullgari, skuadra ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore përpara nisjes drejt vendit. Kjo periudhë përgatitore është shfrytëzuar maksimalisht nga stafi teknik dhe lojtarët për të rritur ngarkesën fizike, për të përmirësuar automatikat në lojë dhe për të testuar elementë të rinj… Continue reading Skuadra përmbyll fazën përgatitore në Bansko dhe kthehet në shtëpi

Test ndeshjeje miqësore: Gjilani 2-3 Arkadag

Në miqësoren e fundit të zhvilluar në Bansko, Gjilani është mposhtur ngushtë nga skuadra turkmene e Arkadag me rezultat 3-2. Kjo ishte ndeshja e katërt dhe e fundit gjatë përgatitjeve verore në Bullgari, ndërsa skuadra pritet të rikthehet në Kosovë më 31 korrik, pas një seance rigjeneruese. Pavarësisht rezultatit, skuadra e drejtuar nga trajneri Ardian… Continue reading Test ndeshjeje miqësore: Gjilani 2-3 Arkadag

Rikthehet ritmi me dy seanca në ditë – Ekipi përgatitet për miqësoren e radhës ndaj Arkadag

Pas përfundimit të miqësores së parë, skuadra është rikthyer sërish në ritmin e zakonshëm të përgatitjeve, me nga dy seanca stërvitore në ditë. Intensiteti është rritur ndjeshëm, teksa stafi teknik po punon në mënyrë të vazhdueshme për të rritur formën fizike dhe automatizmat brenda grupit. Atmosfera në ekip është pozitive, me lojtarët që tregojnë impenjim… Continue reading Rikthehet ritmi me dy seanca në ditë – Ekipi përgatitet për miqësoren e radhës ndaj Arkadag

Skuadra eksploron rrugët e Banskos me bicikleta

Pas përfundimit të ndeshjes miqësore ndaj skuadrës së Arkadag, ekipi ka vendosur ta shfrytëzojë paraditen për një aktivitet ndryshe, larg fushës së futbollit. Futbollistët, të pajisur me biçikleta, kanë eksploruar peizazhet e mrekullueshme të qytetit malor të Banskos, duke ndjekur rrugicat panoramike që përshkojnë natyrën e qetë dhe të freskët të zonës. Të ndarë në… Continue reading Skuadra eksploron rrugët e Banskos me bicikleta

Miqësore | Arkadag 1-0 Gjilani

Skuadra jonë ka pësuar një disfatë minimale me rezultat 1-0 ndaj ekipit nga Turkmenistani, FK Arkadag, në një ndeshje miqësore të zhvilluar në kuadër të fazës përgatitore në Bansko të Bullgarisë. Takimi u zhvillua në një atmosferë pune dhe testimi, ku stafi teknik pati mundësinë të vlerësojë gjendjen fizike dhe formën e lojtarëve në këtë… Continue reading Miqësore | Arkadag 1-0 Gjilani

Ekipi fillon rikuperimin pas duelit kontrollues ndaj Prishtinës së Re – përgatitjet vazhdojnë për sfidën ndaj Arkadag

Pas përfundimit të duelit kontrollues ndaj Prishtinës së Re, ekipi ka nisur menjëherë procesin e rikuperimit fizik dhe taktik. Stafi teknik ka ndarë skuadrën në dy grupe, bazuar në ngarkesën e minutave të luajtura në ndeshjen e fundit. Lojtarët që ishin pjesë e formacionit startues iu nënshtruan një seance të lehtë rikuperuese, duke përfshirë ushtrime… Continue reading Ekipi fillon rikuperimin pas duelit kontrollues ndaj Prishtinës së Re – përgatitjet vazhdojnë për sfidën ndaj Arkadag