Ballkani 2-1 Gjilani | 1/4 e kupës së Kosovës - SC GJILANI

Ballkani 2-1 Gjilani | 1/4 e kupës së Kosovës

Përfundon rrugëtimi në garat e kupës së Kosovës pas disfatës ndaj Ballkanit në Suharekë (2-1).

  • Dy golat e pjesës së parë e vendosën sfidën
  • Jarovic riktheu skuadrën në lojë, por jo mjaftueshëm
  • Lëndime të reja për infermieri
  • Debuton Elton Isufi

Skuadra mbyll aventurën në Kupën e Kosovës, derisa pëson disfatë në 1/4 e finales përballë Ballkanit në Suharekë (2-1). Dy golat e pjesës së parë të realizuar nga Bleart Tolaj dhe Geralb Smajli e kanë vendosur fatin e kësaj sfide, pavarësisht që Senad Jarovic rihapi garën në minutën e 70-të.

Në fakt Jarovic kishte mundësi edhe në pjesën e parë të lojës të realizonte, por goditja e tij u ndal nga traversa. Mundësi për të barazuar rezultatin kishin Edi Basa dhe Oltion Bilalli, mirëpo dy goditjet përfundun jashtë portës.

Mario Zebic u detyrua ta braktis fushën e lojës për shkak të lëndimit, ndërkohë pozitive ishte debutimi i futbollistit të ri, Elton Isufi në minutat e fundit të ndeshjes.

Ndeshja e radhës për kuqebardhët do të jetë ditën e hënë (9 Mars), derisa Ferizaj si nikoqir pret përballjen në kuadër të Albi Mall Superligës.

Të dhënat

SC Gjilani – FC Malisheva 2-1 (2-0)
Stadiumi i qytetit në Suharekë
Gjyqtar:
Visar Kastrati, Besnik Morina, Fatmir Sekiraqa, Egzon Dakaj, Bardh Ajeti (VAR), Drilon Rexhepi (AVAR)
Golashënues: Bleart Tolaj 14′, Geralb Smajli 40′ | Senad Jarovic 70′
Të ndëshkuar: Geralb Smajli, Ivica Batarello, Bleart Tolaj, Almir Kryeziu | Oltion Bilalli, Robert Rrahmani, Besart Krivanjeva
Përbërja: 
Laroshi, Ar.Thaqi (C), Adili (45′ Zebic – 83′ As.Thaqi), Krivanjeva, Ibrahimi (45′ Basa), Bilali (45′ Rrahmani), Taipi, Morina, Bilalli, Prapashtica (88′ Isufi), Jarovic. Trajner: Debatik Curri.