Lorik Boshnjaku është futbollisti më i ri i Gjilanit. Mesfushori nga kryeqyteti është prezantuar këtë vikend në ambientet e klubit nga drejtori gjeneral Syart Rrahmani.
Në fjalën e tij hyrëse Boshnjaku u shpreh i lumtur për zgjedhjen e bërë, derisa ka theksuar se ishte projekti i klubit që e bindi për të pranuar të vishet “kuqebardh”.
“Arsyeja pse unë jam këtu është projekti, i cili ka bindur shumë futbollist, në mesin e tyre edhe mua tani e tutje. Shtabi teknik kanë qenë një arsye që kanë insistuar që unë të bëj zgjedhjen e duhur”.
“Do të punojmë shumë për të arritur objektivat që ka klubi. Pres mbështetjen e madhe të tifozëve, pasi që këtë vit dua që të luftojmë së bashku”.
Boshnjaku u transferua nga skuadra e Suharekës, derisa më parë djersiti edhe fanellën e klubeve tjera kosovare si 2 Korriku dhe Prishtina. 29 vjeçari karrierë ka bërë edhe te skuadra e Vllaznisë nga Shkodra.