Lajme Archives - Page 18 of 20 - SC GJILANI

Komunikatë zyrtare | Senad Jarovic i bashkohet ekipit me të drejta të plota

Sport Club Gjilani komunikon arritjen e marrëveshjes me Football Club Struga për transferimin e futbollistit Senad Jarovic. Sulmuesi boshnjak do jetë anëtar i ‘kuqebardhëve’ me të drejta të plota dhe ‘firma’ e tij do të vlejë për dy vitet e ardhshme. 26 vjeçari ishte bashkuar me Gjilanin në afatin kalimtar të janarit vetëm si futbollist… Continue reading Komunikatë zyrtare | Senad Jarovic i bashkohet ekipit me të drejta të plota

Mbyllet pa gola miqësorja ndaj izraelitëve të Bnei Sakhnin

Ka përfunduar me barazim pa gola miqësorja përballë izraelitëve të Bnei Sakhnin. Skuadra ka prodhuar raste shënimi në dy fraksionet e lojës, derisa njëherë u ndal edhe nga shtylla, për t’i pamunduar Edi Bashës festimin e golit. Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Simitli”, derisa shefi shtabit teknik Ardian Nuhiiu ka provuar shumicën e futbollistëve në… Continue reading Mbyllet pa gola miqësorja ndaj izraelitëve të Bnei Sakhnin

Ekipi i gatshëm për miqësoren ndaj Bnei Sakhnin

Ekipi është i gatshëm për të zhvilluar miqësoren e tretë parasezonale, njëherit të dytën që kur futbollistët u zbarkuan në tokën bullgare. Përballë skuadrës së Ardian Nuhiut do të jenë izraelitët e Bnei Sakhnin që garojnë në kampionatin elitar të futbollit. Takimi ndërmjet dy skuadrave do të zhvillohet në stadiumin “Simitli” rreth 40 minutë nga… Continue reading Ekipi i gatshëm për miqësoren ndaj Bnei Sakhnin

Pësojmë nga një penalti e falur përballë CSKA Sofia

Një penalti e vetme në pjesën e dytë e lojës dhe atë tejet diskutabile e ka vendosur ndeshjen ndërmjet CSKA Sofia dhe Sport Club Gjilani. Ndeshje tejet pozitive e treguar nga futbollistët e Ardian Nuhiut, të cilët përveçse krijuan raste të pastërta shënimi, treguan edhe stabilitet në repartin defansiv, duke mos lejuar shumë kundërshtarin t’i… Continue reading Pësojmë nga një penalti e falur përballë CSKA Sofia

Konfirmohet miqësorja me CSKA Sofia në Stadiumin Nacional “Vasil Levski”

Ekipi ka arritur në Bansko të Bullgarisë për të vijuar me fazën përgatitore për edicionin 24/25. Gjithë grupi është i bashkuar dhe është vënë nën urdhërat e stafit teknik, derisa në plan janë për t’u zhvilluar edhe katër duele kontrolluese. Kundërshtari parë në tokën bullgare do të jetë CSKA Sofia. Ekipi ikonik i vendit me… Continue reading Konfirmohet miqësorja me CSKA Sofia në Stadiumin Nacional “Vasil Levski”

Ekipi i gatshëm për nisje të kampit veror në Bansko të Bullgarisë

Faza përgatitore verore do të vijoj në Bansko të Bullgarisë, me ç’rast pritet t’i zhvillojë edhe katër duele kontrolluese. Për 14 ditë skuadra do të qëndroj në Bansko të Bullgarisë në kërkim të freskisë për punë intensive në kuadër të përgatitjeve për sezonin 2024/25. Të gjithë futbollistët do të jenë në dispozicion të kryetrajnerit Ardian… Continue reading Ekipi i gatshëm për nisje të kampit veror në Bansko të Bullgarisë

Përfundon me sukses testi i dytë kontrollues i parasezonës

Ekipi ka mbyllur testin e dytë parasezonal, teksa për rival pati skuadrën e Ferizajt. Ndeshja u zhvillua në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan dhe zgjoi kurreshtjen e një numri të madh tifozësh. Pavarësisht rezultatit që mund të jetë në plan të dytë, të besuarit e Ardian Nuhiut shfaqën dëshirë dhe ambicje për ta… Continue reading Përfundon me sukses testi i dytë kontrollues i parasezonës

Konfirmohen miqësoret e para parasezonale 2024/25

Ekipi ka planifikuar dy ndeshje kontrolluese para daljes jashtë vendit për fazën përgatitore verore 2024/25. Skuadra e Ardian Nuhiut po vazhdon përgatitjet verore me intensitet të shtuar, derisa stafi teknik në planprogram ka paraparë që të zhvilloj dy duele kontrolluese brenda pak ditëve. Malisheva dhe Ferizaj janë dy oponentët e parë të ‘kuqebardhëve’ në këtë… Continue reading Konfirmohen miqësoret e para parasezonale 2024/25

Komunikatë zyrtare | Drin Ymeri nënshkrimi ri i Gjilanit

Sport Club Gjilani komunikon marrëveshjen e arritur me futbollistin Drin Ymeri. Palët janë dakorduar që të validojnë nënshkrimet deri në verën e vitit 2027. Ymeri vjen nga radhët e klubit Vjosa nga Shtimja, duke qenë njëri ndër golashënuesit më të mirë të divisionit B në Ligën e Parë me gjithsej 21 gola të realizuara dhe… Continue reading Komunikatë zyrtare | Drin Ymeri nënshkrimi ri i Gjilanit