Lajme Archives - Page 21 of 49 - SC GJILANI

Konferencë për media | Ardian Nuhiu dhe Armend Thaqi para duelit ndaj Dukagjinit

Klubi Sportiv Gjilani ka thirrur konferencë për media para duelit kampional ndaj FC Suhareka 23, i vlefshëm për xhiron e 31-të në Albi Mall Superligë. Për të diskutuar në lidhje me ndeshjen, fjalën do ta kenë kryetrajneri Ardian Nuhiu dhe futbollisti Armend Thaqi. Ngjarja do të mbahet më 25 prill me fillim nga ora 14:00… Continue reading Konferencë për media | Ardian Nuhiu dhe Armend Thaqi para duelit ndaj Dukagjinit

Komunikatë zyrtare | Mbyllet bashkëpunimi me drejtorin sportiv Ertan Demiri

Sport Club Gjilani njofton opinionin se ka mbyllur bashkëpunimin me Ertan Demirin, i cili kërkoi të lirohej nga pozita e drejtorit sportiv pas një viti bashkëveprim. Klubi i shpreh mirënjohje të sinqertë për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë kohës sa ishte pjesë e strukturës së klubit. Me profesionalizëm dhe përkushtim, Demiri dha kontribut të… Continue reading Komunikatë zyrtare | Mbyllet bashkëpunimi me drejtorin sportiv Ertan Demiri

Nuhiu | Ndeshje për të treguar forcë, karakter dhe identitet

Ardian Nuhiu ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Dukagjinit për rëndësinë e pikëve dhe rikthimin në identitet të skuadrës. I pari i shtabit teknik ka thënë se skuadra e tij është gati për të dhënë maksimumin në duelin e së hënës duke thirrur për përgjegjësi gjithësecilin nga futbollistët. “Skuadra është gati. Futbollistët… Continue reading Nuhiu | Ndeshje për të treguar forcë, karakter dhe identitet

Bllaca | Ndeshje e rëndësishme, t’i qasemi me seriozitet dhe përgjegjësi

Aridon Bllaca është paraqitur në konferencën për media para duelit kampional ndaj Dukagjinit, duke bërë thirrje bashkëlojtarëve të tij për vigjilencë. Bllaca ka potencuar që kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme për ekipin dhe vazhdimësinë, ndaj duhet të ketë seriozitet të shtuar dhe përgjegjësi shumë të madhe. “Ka qenë një javë e rëndësishme për… Continue reading Bllaca | Ndeshje e rëndësishme, t’i qasemi me seriozitet dhe përgjegjësi

Skuadra bëhet gati dhe pret ndeshjen e radhës ndaj Dukagjinit

Ekipi ka zbritur në fushën stërvitore në paraditen e së dielës për të mbyllur përgatitjet për ndeshjen e radhës kampionale ndaj Dukagjinit. Në një ambient të ngrohtë dhe pozitiv skuadra ka performuar gjatë këtyre ditëve dhe e fokusuar për përballjen e xhiros së 30-të në Albi Mall Superligë. Sabit Bilali ka stërvitur në normalitet pas… Continue reading Skuadra bëhet gati dhe pret ndeshjen e radhës ndaj Dukagjinit

Konferencë për media | Ardian Nuhiu dhe Aridon Bllaca para duelit ndaj Dukagjinit

Klubi Sportiv Gjilani ka organizuar konferencë për media para duelit kampional ndaj FC Dukagjini, i rëndësishëm për xhiron e 30-të në Albi Mall Superligë. Për të diskutuar në lidhje me ndeshjen, fjalën do ta kenë kryetrajneri Ardian Nuhiu dhe futbollisti Aridon Bllaca. Ngjarja do të zhvillohet më 20 prill me fillim nga ora 13:00 në ambientet… Continue reading Konferencë për media | Ardian Nuhiu dhe Aridon Bllaca para duelit ndaj Dukagjinit

Raport mjekësor | Sabit Bilali

Sport Club Gjilani njofton për gjendjen shëndetësore të futbollistit Sabit Bilali, i cili ka përfunduar edhe ekzaminimet e fundit mjekësore. Bilali në ndeshjen e fundit kampionale ndaj FC Ballkani ka marrë një goditje dhe për pasojë ka pësuar traum dhe ndrydhje në nofullen e djathtë dhe është detyruar ta braktisë fushën e lojës, me ç’rast… Continue reading Raport mjekësor | Sabit Bilali

Skuadra zbret në fushën e treningut menjëherë pas ndeshjes ndaj Ballkanit

Ekipi ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në përgatitjet për duelin e radhës kampional ndaj Dukagjinit, i cili zhvillohet të hënën më 21 prill. Pas duelit të mesjavës ndaj Ballkanit skuadra është paraqitur në fushën stërvitore për të vijuar me procesin e punës. Ekipi i titullarëve ka punuar me përgatitësin kondicional Andi Kulli, ndërkohë pjesa… Continue reading Skuadra zbret në fushën e treningut menjëherë pas ndeshjes ndaj Ballkanit