Çoba | Do ta ndjej fanelën me zemër, do bëj çdo gjë për objektivat e klubit - SC GJILANI

Çoba | Do ta ndjej fanelën me zemër, do bëj çdo gjë për objektivat e klubit

Mehdi Çoba është prezantuar si futbollisti më i ri i skuadrës së Gjilanit.

Sulmuesi anësor nga Shkodra është shprehur i lumtur me mirëpritjen që ka gjetur te kuqebardhët, derisa ka premtuar që do të bëj maksimumin për objektivat e klubit.

“Jam pritur jashtëzakonisht mirë. Këtë gjë e kam pritur, pasi që jam interesuar dhe e kam ditur se në cilin klub po vij. Mezi po pres që të nis punën me ekipin”.

“Do të bëj maksimumin, do ta ndjej fanelën me zemër dhe do të bëj çdo gjë që është e mundur për ti arritur objektivat e klubit”.

Çoba është ardhja e katërt në këtë afat kalimtar në ekip pas Besart Krivanjevës, Mevlan Adilit dhe Lorik Boshnjakut.