Curri | Ndeshje e vështirë, por ne jemi gati - SC GJILANI

Curri | Ndeshje e vështirë, por ne jemi gati

Kryetrajneri i skuadrës, Debatik Curri, mjaft mirë e di rëndësinë e ndeshjes së dielë ndaj Dukagjinit në Klinë, ndaj ka potencuar se do jetë terren i vështirë.

Shefi i shtabit teknik dhe ekipi tij janë bërë gati për këtë ballafaqim, pavarësisht kohës së shkurtër për t’u përgatitur.

“Ndeshje e veshtirë, në një terren të vështirë. Koha e shkurtër për ta përgatitur ndeshjen, por ne jemi gati. Duhet ti dëshmojmë cilësitë dhe vlerat tona që kemi si ekip”, theksoi Curri për faqen zyrtare të klubit.

Në dy përballjet e para triumfues kishin dalë “Hithat”, ndërkohë që dueli i së dieles do jetë i treti ndërmjet dy skuadrave këtë edicion garash.

Ballafaqimi fillon nga ora 13:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.