Edison Kqiku, kapiten i parë i ekipit është paraqitur para mediave në prag të sfidës ndaj kampionale kundër Feronikeli ’74. Anësori i djathtë ka folur për përgatitjet që skuadra ka bërë gjatë javës.
“Përgatitjet kanë shkuar mjaft mirë. Ekipi është i motivuar për të luftuar në këtë ndeshje, ashtu siç kemi bërë edhe në ndeshjet e kaluara. Ndoshta nuk kemi marrë atë që kemi merituar, mirëpo jemi gati për të bërë më të mirën edhe në këtë përballje”.
Atmosfera fantastike
“Mund të konfirmoj që atmosfera brenda kampit është fantastike. Gjatë gjithë javës ka mbretëruar atmosferë e mirë, sikurse brenda fushës së lojës, po ashtu edhe në dhomat e zhveshjes. Djemtë janë gati për të dhënë maksimumin”.
Kërkohet mbështetja e tifozëve
“Normalisht që kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve edhe në këtë sfidë. E dijmë që ata meritojnë më shumë, por ndonjëherë duhet qëndruar bashk edhe në sfida më të vështira dhe të luftojmë së bashku. Presim që të kemi numër të madh tifozësh”.
Kapiteni ka dhënë sinjale të qarta në mbyllje të konferencës duke theksuar se ekipi do futet në fushën e lojës vetëm për maksimumin e pikëve.