Mbyllet me barazim dueli me rivalët lokal, në një ndeshje që prodhoi raste, gola dhe kartonë të shumtë, por që fundi nuk dha fitues (1-1).
- Barazim në derbi lokal
- Armend Thaqi me një kryevepër nderon kuqebardhët
- Ndeshja e shtatë radhazi pa humbje
- Katër pikë larg zonës evropian
Pavarësisht rasteve të ofruara në ndeshje dhe grintën e treguar, skuadra u ndal në barazim në derbi lokal përballë rivalit Drita. Ishte Armend Thaqi ai që nderoi sfidën me një super gol nga goditja e dënimit në minutën e 78-të të ndeshjes, derisa Senad Jarovic ishte i pafat në minutën e fundit.
Në pjesën e parë të lojës, ekipi ishte tejet i kujdesshëm dhe përmes kundërzbritjeve kërkoi ta gjente golin, mirëpo në dy situata fati ishte në anën e kundërt.
Për tu veçuar rasti i minutës së fundit nga Edi Basa, i cili gjuajti skaj shtyllës pingule, duke shpërdoruar rastin më të mirë në këtë pjesë lojë.
Pjesa e dytë ishte komplet tjetër, me raste dhe gola për shënim. Shqiprim Taipi dhe Armend Thaqi provuan ta ndëshkojnë Faton Malokun, por ‘gardiani’ i vendasve ishte i vëmendshëm në dy situatat.
I pari që qëlloi ishte Arb Manaj, sulmuesi i ‘bardhekaltërve’ që realizoi me kokë nga afërsia pas një pakujdesie në mbrojtje (1-0).
Nuk vonoi shumë dhe erdhi goli i barazimit përmes kapitenit Armend Thaqi. Një gjuajtje fantastike nga ndërprerja përfundoi në portën e Faton Malokut, për ti dhënë edhe më shumë zjarr sfidës (1-1).
Krejt në fundin e ndeshjes Senad Jarovic pati mundësi ideale për të realizuar, mirëpo goditjen e tij nga vija e portës e largoi futbollisti Jorgo Pëllumbi.
Në kuadër të xhiros së radhës luajmë në shtëpi ndaj Prishtinës së Re.
Të dhënat
FC Drita – SC Gjilani 1-1 (0-0)
Stadiumi sintetik në Gjilan
Gjyqtar: Mervan Bejtullahu, Hekuran Osmani, Enis Bejtullahu, Erdall Zasella, Eridon Podvorica (VAR), Zgjim Rahimi (AVAR)
Golashënues: Manaj 74′ | Armend Thaqi 78′
Të ndëshkuar: Mevlan Adili, Sabit Bilali
Përbërja: Laroshi, Ar.Thaqi (C), Adili, As.Thaqi, Ibrahimi, Bilali, Taipi, Boshnjaku, Prapashtica (80′ Bilalli), Basa, Jarovic. Trajner: Debatik Curri.
