Dukagjini 1-1 Gjilani | AlbiMall Superliga - SC GJILANI

Dukagjini 1-1 Gjilani | AlbiMall Superliga

Skuadra nuk arrinë të ruaj epërsinë e krijuar nga Senad Jarovic, teksa shpërdoron fitoren nga duart në minutën e gjashtë të lojës shtesë.

  • Ndeshja u zhvillua në një terren të baltosur dhe pa shumë kushte loje
  • Jarovic realizon golin e parë në pranverë
  • Namani debuton edhe në Superligë
  • Minutat shtesë sërish vrastare për ekipin

Pavarësisht kushteve tejet të rënduara për lojë për shkak të kushteve atmosferike, skuadra bëri njërën ndër paraqitjet më të mira të sezonit. Nga fillimi i ndeshjes ekipi krijoi raste të panumërta për shënim, mirëpo pa arritur të marrë pikët e plota nga Klina.

Blerind Morina pati dy mundësi ideale për të shënuar, në minutat 16-të dhe 28-të, mirëpo në dy rastet ‘gardiani’ Egzon Lekaj ia mohoi golin.

Edhe Hamdi Namanit iu krijuan dy mundësi shënimi, në minutat 18-të dhe 44-të, por edhe goditjet e tij nuk gjetën cakun.

Goli i shumëpritur erdhi në minutën e 61-të të ndeshjes, derisa Senad Jarovic shfrytëzoi në maksimum një pasim fantastik nga mesi i fushës nga Blerind Morina, duke e dërguar topin drejt rrjetës për ta zhbllokuar ndeshjen (0-1).

Pas epërsisë, skuadra krijoi sërish përmes Morinës dhe Bilallit, mirëpo pa sukses për ta gjetur golin e dytë.

Vendasit patën një mundësi me Merlakun në minutën e fundit të kohës së rregullt, para se braziliani Viktor Hugo të realizonte në minutën e gjashtë shtesë (1-1).

Ndeshja u mbyll me barazim në Klinë, me Gjilanin që tashmë sheh me sy nga ndeshja e radhës ndaj Prishtinës në shtëpi.

Të dhënat

FC Dukagjini – SC Gjilani 1-1 (0-0)
Stadiumi: “18 Qershori” në Klinë
Gjyqtar: 
Lirim Jashari, Besnik Morina, Fatmir Sekiraqa, Isak Ceroviku, Eridon Podvorica (VAR), Meriton Berisha
Golashënues: Hugo 90+6′ | Jarovic 61′
Të ndëshkuar: Shqiprim Taipi, Albin Prapashtica, Armend Thaqi, Senad Jarovic, Yll Ibrahimi, Debatik Curri (Kryetrajner), Afrim Ajdini (Trajner i portierëve).
Përbërja: 
Laroshi, Ar.Thaqi (C), Adili, Krivanjeva, Ibrahimi, Taipi (63′ Boshnjaku), Namani, Morina (76′ Bilali), Bilalli, Prapashtica (76′ Basa), Jarovic (84′ Akpan). Trajner: Debatik Curri.