E martja në ritmin e punës, ekipi në proces për ndeshjen ndaj Drenicës - SC GJILANI

E martja në ritmin e punës, ekipi në proces për ndeshjen ndaj Drenicës

Ekipi është rikthyer në punë për duelin e mesjavës ndaj Drenicës. Me grupin është bashkuar edhe kapiteni Edison Kqiku.

  • Ekipi rikthehet punës
  • Edison Kqiku stërvitet në normalitet
  • Shqetësime për Senad Jarovic

Skuadra ka nisur punën menjëherë pas fitores në vikend ndaj Ferizajt në udhëtim (0-1). Me grupin është bashkuar edhe kapiteni Edison Kqiku dhe pritet të jetë pjesë e listës. Shqetësime ka patur për futbollistin Senad Jarovic, i cili ka ndjerë shqetësime muskulare nga ndeshja e fundit dhe nuk është stërvitur.

Grupi do të mblidhet edhe njëherë në mëngjesin e së mërkurës për të vijuar me seancën e fundit stërvitore para duelit të së enjtes ndaj Drenicës në shtëpi.

Ndeshja do të zhvillohet të enjten më 25 shtator me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan.