E tashmja dhe e ardhmja takohen në një ndeshje miqësore - SC GJILANI

E tashmja dhe e ardhmja takohen në një ndeshje miqësore

Skuadra e parë është sfiduar nga ekipi i 21 vjeçarëve në një ndeshje të bukur për tifozët e pranishëm në fushën ndihmëse në Gjilan.

Me formacione të kombinuara, kryetrajneri Ardian Nuhiu testoi pjesën më të madhe të futbollistëve, duke përfshirë edhe të rinjtë e dalë nga ekipi i 19 vjeçarëve sikurse Ermal Sadiku dhe Leart Kërqeli.

Ndeshja u mbyll me gola të bukur dhe paraqitje të mira të dy dy skuadrave.

Në vazhdim ekipi parë do të vijoj me programin e paraparë me nga dy seanca stërvitore, derisa të martën do të zhvilloj edhe një duel kontrollues me Ballkanin në Kompleksin e Kombëtares së Kosovës në Hajvali.