Ekipi grumbullohet për të nisur punën për edicionin 2025/26 - SC GJILANI

Ekipi grumbullohet për të nisur punën për edicionin 2025/26

Kuqebardhët nisin punën me startin e fazës përgatitore. Pjesën kryesore do ta zhvillojmë në Bansko të Bullgarisë, ku do të zhvillojmë katër ndeshje kontrolluese. 

Skuadra ka nisur përgatitjet verore për edicionin e ri futbollistik 2025/26. Deri të premten skuadra do të zhvillojë nga dy seanca stërvitore në Gjilan, ndërsa të premten janë planifikuar ekzaminimet mjekësore.

Programi vazhdon me nga dy seanca stërvitore të mërkurën dhe të enjten, ndërsa e shtunja do të jetë ditë pushimi për ekipin. Të premten (4 korrik), kuqebardhët do ti kryejnë testet mjekësore.

Më 12 Korrik skuadra do të zhvillojë duelin e parë kontrollues në shtëpi, teksa pesë ditë më pas do të rrugëton drejt Banskos në Bullgari, atje ku do t’i zhvillojë edhe katër duele kontrolluese.

Pas rikthimit në shtëpi më 30 Korrik ekipi do të zhvilloj edhe një test final para hyrjes në kampionat.

Sezoni ri futbollistik fillon më 16 dhe 17 Gusht.