Ekipi i gatshëm për nisje të kampit veror në Bansko të Bullgarisë - SC GJILANI

Ekipi i gatshëm për nisje të kampit veror në Bansko të Bullgarisë

Faza përgatitore verore do të vijoj në Bansko të Bullgarisë, me ç’rast pritet t’i zhvillojë edhe katër duele kontrolluese.

Për 14 ditë skuadra do të qëndroj në Bansko të Bullgarisë në kërkim të freskisë për punë intensive në kuadër të përgatitjeve për sezonin 2024/25.

Të gjithë futbollistët do të jenë në dispozicion të kryetrajnerit Ardian Nuhiu, derisa ekuipazhit do t’i bashkohen edhe tre futbollistë nga ekipi i të rinjëve.

Datat 14, 17, 21 dhe 24 Korrik do të jenë të rezervuara për ndeshje kontrolluese, me rivalët në pritje për t’u përballur në tokën bullgare.

Në vazhdim të kampit priten të afrohen edhe dy futbollist, të cilët priten të jenë përforcimet e radhës për klubin ‘kuqebardh’.

Lista e të ftuarve

Portier: Aridon Bllaca, Kenan Haxhihamza, Rrezon Matoshi
Mbrojtës: Edison Kqiku, Marko Roganovic, Besir Ramadani, Marko Martinaga, Yll Ibrahimi, Eldonit Shaqiri, Tonin Korqa
Mesfushor: Kushtrim Shabani, Ergys Kaçe, Sabit Bilali, Blerind Morina, Robert Rrahmani, Odi Mehmeti
Sulmues: Edi Basa, Oltion Bilalli, Albin Prapashtica, Drin Ymeri, Lazim Krasniqi