Skuadra ka filluar ambientimin në Bansko të Bullgarisë, me ç’rast po zhvillon fazën përgatitore në kuadër të sezonit të ri. Me qëllim rritjen e formës fizike dhe krijimin e kohezionit të grupit, ekipi po punon me dy seanca stërvitore në ditë, nën drejtimin e stafit teknik.
Në mëngjesin e së premtes, lojtarët zhvilluan një seancë force në palestër, me fokus në aspektin fizik dhe rikuperimin muskulor. Ndërsa pasdite, skuadra zbriti në fushë për një stërvitje të përqendruar në aspektin teknik dhe taktik, me ushtrime me topin dhe skema loje.
Ky ritëm i lartë do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa trajneri dhe stafi kanë planifikuar një kalendar të ngjeshur që synon përgatitjen optimale të ekipit për sfidat e sezonit të ri. Faza përgatitore në Bansko po shfrytëzohet gjithashtu për të testuar disa nga lojtarët e rinj dhe për të ndërtuar një grup sa më konkurrues dhe të unifikuar.
Kushtet klimatike dhe infrastruktura moderne në Bansko po kontribuojnë ndjeshëm në realizimin e një grumbullimi cilësor dhe efikas.