Skuadra ka zbritur në fushën stërvitore për të nisur përgatitjet për duelin e fundjavës ndaj Ferizajt në shtëpi.
Gjithë grupi ka qenë në dispozicion të shtabit teknik, përveç Robert Rrahmanit, i cili po pret dritën jeshile nga stafi mjekësor për tu bashkuar gjithashtu me ekipin.
Astrit Thaqi dhe Mevlan Adili kanë vijuar stërvitjet në normalitet me pjesën tjetër të skuadrës duke lënë prapa lëndimet të cilat i kanë shqetësuar dhe priten të jenë të gatshëm për këtë ballafaqim.
Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Ferizajt do të zhvillohet të dielën më 23 nëntor në stadiumin ndihmës në Gjilan me fillim nga ora 13:00.
Takimi i parë ndërmjet këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me fitoren e ‘kuqebardhëve’ në Ferizaj me rezultat minimal (1-0), me golin e vetëm të realizuar nga Robert Rrahmani.
