Ekipi rikthehet në shtëpi dhe vazhdon punën në vigjilje të edicionit 2024/25 - SC GJILANI

Ekipi rikthehet në shtëpi dhe vazhdon punën në vigjilje të edicionit 2024/25

Pas qëndrimit dy javor në Bansko të Bullgarisë, ekipi është rikthyer në shtëpi dhe do të vijon me seancat stërvitore nga ky vikend.

Ardian Nuhiu do të ketë sërish në dispozicion futbollistët nga ky vikend për të vijuar me punën në prap të fillimit të edicionit 2024/25 në Albi Mall Superligë.

Faza përgatitore në Bansko të Bullgarisë ka përfunduar me shumë sukses, derisa synohet vazhdimësia edhe pas rikthimit në tokën dardane.

Në kuadër të mbylljes së fazës ekipi do të zhvillon edhe një duel tjetër kontrollues me Trepçën ’89 si oponent.

Kujtojmë që në javën e parë kampionale do jemi mysafir i Llapit në Podujevë më 10/11 Gusht.

Zyra për shtyp,
27 Korrik, 2024