Ekipi shton intensitetin e punës në prag të nisjes drejt Antalisë - SC GJILANI

Ekipi shton intensitetin e punës në prag të nisjes drejt Antalisë

Ekipi ka shtuar ndjeshëm intensitetin e punës në prag të udhëtimit drejt Antalisë.

Gjatë fazës përgatitore të muajit janar në Gjilan, skuadra po zhvillon seanca stërvitore dy herë në ditë, me fokus në përgatitjen fizike dhe taktike.

Më 17 janar është planifikuar nisja drejt Antalisë, ku ekipi do të qëndrojë për dy javë.

Gjatë këtij grumbullimi, janë paraparë katër ndeshje miqësore, të cilat do t’i shërbejnë stafit teknik për të testuar formën dhe alternativat e lojtarëve.

Ndeshja e parë do të luhet më 20 janar ndaj FC GKS Tychy nga Polonia, ndërsa më 24 janar Gjilani do të përballet me FC Aktobe nga Kazakistani. Më 27 janar, kuqebardhët do të matin forcat me FC Bunyodkor nga Uzbekistani, kurse cikli i ndeshjeve miqësore do të mbyllet më 29 janar ndaj FC Zimbru Chisinau nga Moldavia.