Ekipi zbret në fushë për seancën rigjeneruese dhe vijon fazën sipas programit - SC GJILANI

Ekipi zbret në fushë për seancën rigjeneruese dhe vijon fazën sipas programit

Pas përballjes miqësore ndaj skuadrës rumune FC Politehnica Iași, ekipi i Gjilanit ka vijuar menjëherë me seancat rigjeneruese, duke respektuar në përpikëri programin e paraparë nga stafi teknik.

Futbollistët kuqebardhë kanë zhvilluar një seancë rigjeneruese në fushën e lojës, ku fokus kryesor ishte rikthimi gradual i tonusit muskulor dhe evitimi i lodhjes pas ndeshjes. Ushtrimet kanë qenë të natyrës së lehtë fizike dhe me theks në rikuperimin aerobik.

Pas pjesës së parë në fushë, lojtarët kanë vazhduar me rigjenerim në ambientet e brendshme të hotelit ku ekipi është i akomoduar, konkretisht në pishinën e brendshme, ku janë zhvilluar ushtrime të kontrolluara për qetësimin e muskujve dhe rikuperimin e përgjithshëm trupor.

Stafi mjekësor dhe ai fizik kanë qenë të angazhuar për të monitoruar nga afër gjendjen e secilit lojtar, duke siguruar që çdo fazë e rikuperimit të kryhet në mënyrë profesionale dhe efikase.

Skuadra po vazhdon përgatitjet sipas dinamikës së planifikuar nga trajneri dhe stafi i tij, në kuadër të fazës përgatitore që synon ndërtimin e një grupi të konsoliduar dhe të gatshëm për sfidat e sezonit të ri. Fokus i veçantë po i kushtohet ruajtjes së freskisë fizike dhe përmirësimit gradual të formës sportive, duke balancuar ngarkesat stërvitore me periudha të rikuperimit aktiv.