Skuadra e Gjilanit ka arritur në Bansko të Bullgarisë, ku do të vijojë fazën përgatitore për sezonin e ri.
Ekipi ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore në një atmosferë tejet pozitive, pavarësisht reshjeve të shumta të shiut.
Gjatë qëndrimit në këtë qendër stërvitore, klubi do të zhvillojë katër ndeshje miqësore, të cilat do t’i shërbejnë trajnerit dhe stafit teknik për të testuar formën e ekipit dhe për të përgatitur skuadrën në mënyrën më të mirë të mundshme për sfidat që e presin.
Për më shumë informacione rreth kundërshtarëve dhe datave të ndeshjeve miqësore, klubi do të njoftojë në ditët në vijim.