FC Drita 2-0 SC Gjilani | Superliga U19 - SC GJILANI

FC Drita 2-0 SC Gjilani | Superliga U19

Skuadra e 19 vjeçarëve ka pësuar disfatë në derbin lokal me rezultat 2-0.

  • Disfatë në derbin lokal
  • Sfida e radhës ndaj Vushtrrisë
  • Përfundimi i vjeshtës

Dueli ndërmjet Dritës dhe Gjilanit në grupmoshën e 19 vjeçarëve ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultat 2-0. Me nga një gol në secilën pjesë është mbyllur dueli i xhiros së 14-të në Superligën e Juniorëve.

Në këtë përballje futbollistët e Bers Ramadanit treguan angazhim dhe përkushtim maksimal, megjithëse jo e mjaftueshme për të dalë me pikë nga kjo përballje.

Ekipi ngelet me 12 pikë në klasifikim, ndërkohë që në kuadër të xhiros së radhës luajmë në shtëpi ndaj Vushtrrisë.

Takimi ndaj Vushtrrisë zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 12:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan.

May be an image of football, soccer and text that says 'G CELBA EL 5'

 

Të dhënat:

FC Drita – SC Gjilani 2-0 (1-0)
Stadiumi sintetik në Livoq
Gjyqtar:
Kadri Shahini, Faruk Robelli, Elion Gagica
Golashënues: Triumf Sylejmani 22′, 51′

Përbërja:
Maliqi, Isaki (68′ Emini), Ramani (54′ Azemi), Hyseni, Miftari (84′ D.Isufi), Sadiku, Kadriu, Qerimi, Fejzullai (54′ E.Isufi), Muharremi, H.Isufi (C). Kryetrajner: Bers Ramadani
Të ndëshkuar: Erd Hyseni, Eldin Ramani, Drit Sadiku, Lis Qerimi