FC Dukagjini 3-2 SC Gjilani | Superliga U21 - SC GJILANI

FC Dukagjini 3-2 SC Gjilani | Superliga U21

Ekipi i 21 vjeçarëve pëson disfatë në udhëtim te Dukagjini pas një ndeshje me dy fytyra (3:2).

  • Disfata e parë kampionale vjen në Klinë
  • Adonit Ahmeti dhe Elton Isufi realizojnë golat e parë sezonal
  • Debutojnë Shkodran Muharremi dhe Furkan Sherifi
  • Tefik Ramadani shpërdon penalti 

Pas triumfit në shtëpi ndaj Ballkanit në kuadër të xhiros së parë kampionale, skuadra e 21 vjeçarëve ka lënë pikët e plota në Klinë, derisa ka pësuar disfatë me rezultat 3-2 përballë Dukagjinit.

Një ndeshje për t’u harruar nga futbollistët gjilanas, të cilët pësuan tre gola dhe kishin të pamundur të riktheheshin në lojë. Sikur mos të mjaftonin golat, erdhi edhe penaltia e humbur nga futbollisti Tefik Ramadani.

Golat e Adonit Ahmetit dhe Elton Isufit ishin të pamjaftueshëm për të marrë të paktën një pikë nga udhëtimi në Klinë.

Në kuadër të xhiros së tretë, Gjilani do të përballet me Prishtinën në shtëpi.


Të dhënat:

FC Dukagjini – SC Gjilani 2:0 (3:1)
Stadiumi ndihmës në Klinë
Gjyqtar:
Mervan Bejtullahi, Fatlum Jashari, Faton Jakupi
Golashënues:
Adonit Ahmeti 75′, Elton Isufi 84′
Përbërja:
Kryeziu, Ahmeti, Milazimi, Halimi, Osmani (61′ Sherifi), Mehmeti (79′ Leard Kërqeli), Sadiku, Ferati (C) (74′ Muharremi), Kërqeli, Ramadani (79′ Sadiku), E.Isufi.
Të ndëshkuar: Adonit Ahmeti