Ferizaj 0-1 Gjilani | Albi Mall Superliga - SC GJILANI

Ferizaj 0-1 Gjilani | Albi Mall Superliga

Skuadra ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në kuadër të xhiros së pestë në Albi Mall Superligë, derisa ka triumfuar në udhëtim përballë Ferizajt (0-1).

  • Fitorja e parë kampionale në udhëtim, e dyta këtë edicion
  • Robert Rrahmani autor i golit të fitores
  • Astrit Thaqi dhe Mehdi Çoba e nisin nga minuta e parë

Gol dhe tre pikë. “Kuqebardhët” janë treguar tejet cinik në duelin përballë Ferizajt në udhëtim, derisa kanë shfrytëzuar ndër rastet e vetme në ndeshje për ta fituar komplet ndeshjen.

Zëvendësuesit Robert Rrahmani shfrytëzoi në maksimum një pasim nga Senad Jarovic në minutën e 82-të të ndeshjes duke e dërguar topin drejt rrjetës, për ti dhënë skuadrës fitore tejet të rëndësishme (0-1).

Përveç Rrahmanit, mundësi për të realizuar pati edhe Mevlan Adili në minutën e 73-të të takimit, mirëpo goditja e mbrojtësit të qendrës u ndal nga ‘gardiani’ vendas Marko Jovanovski.

Deri në fundin e takimit, skuadra realizoi edhe njëherë tjetër përmes Senad Jarovic, mirëpo goli u anulua me pretekstin e pozitës jashtë loje.

Në kuadër të xhiros së gjashtë, skuadra takohet me Drenicën në shtëpi. Takim ky i cili zhvillohet ditën e enjte në Gjilan me fillim nga ora 15:00.

Të dhënat:

FC Ferizaj – SC Gjilani 0:1 (0:0)
Stadiumi sintetik në Ferizaj
Gjyqtar: 
Bardh Ajeti, Fatmir Sekiraqa, Gëzim Mehmeti, Erdall Zasella, Genc Nuza (VAR), Edmond Zeqiri (AVAR)
Golashënues: Robert Rrahmani 84′
Përbërja:
Laroshi, Thaqi (C), Adili, Krivanjeva, As.Thaqi, Totre, Bilali (54′ Rrahmani), Boshnjaku (81′ Morina), Prapashtica (81′ Ibrahimi), Çoba (45′ Basa), Aganspahic (45′ Jarovic). Trajner: Ardian Nuhiu
Të ndëshkuar: Sabit Bilali, Vokli Laroshi