Ferizaj 1-2 Gjilani | AlbiMall Superliga - SC GJILANI

Ferizaj 1-2 Gjilani | AlbiMall Superliga

Skuadra rikthehet me pikë të plota nga udhëtimi i vështirë në Ferizaj, derisa triumfon me rezultat të ngushtë (2-1).

  • Kryevepra e Armend Thaqit
  • Vazhdimësia e Senad Jarovic
  • Debutimi në kampionat i Agron Kolajt
  • Show i kartonëve nga gjyqtari Bardh Ajeti

Kuqebardhët e veshur me të zeza kanë performuar në mënyrën më të mirë të mundshme në duelin ndaj Ferizajt, mjaftueshëm për të marrë pikët e plota që e mbajnë ekipin afër kreut të tabelës në vetëm gjashtë pikë.

Pavarësisht mungesave të mëdha në përbërje, ekipi performoi mjaft mirë dhe me shumë meritë u rikthye në shtëpi me tre pikë. Armend Thaqi nderoi të pranishmit me një kryevepër në minutën e 22-të të ndeshjes, derisa me një super goditje nga dënimi realizoi gol fantastik (0-1).

Pas golit të avantazhit, skuadra u tërhoq prapa dhe provoi të rrezikonte përmes daljeve nga krahët, mirëpo u dënua në minutën e 40-të të ndeshjes, derisa sulmuesi i vendasve Ade Oguns realizoi nga afërsia (1-1).

Në fraksionin e dytë të lojës, foli vetëm një skuadër. Të besuarit e Debatik Currit morën lojën në kontroll dhe pas një aksioni model në minutën e 60-të, sulmuesi Senad Jarovic e dërgoi topin drejt rrjetës (1-2). Boshnjaku qëlloi rrjetën pasi u shërbey bukur nga e djathta me Armend Thaqin, i cili iu përgjigj për mrekulli pasimeve të Robert Rrahmanit dhe Blerind Morinës më parë.

Deri në fundin e ndeshjes, Edi Basa dhe Albin Prapashtica patën mundësi të tjera për të realizuar, por që golat e Thaqit dhe Jarovic ishin të mjaftueshëm për të marrë pikët e plota.

Në kuadër të ndeshjes së radhës, Gjilani e pret në shtëpi Drenicën.

Të dhënat

FC Ferizaj – SC Gjilani 1-2 (1-1)
Stadiumi i qytetit – Ferizaj
Gjyqtar: 
Bardh Ajeti, Fatmir Sekiraqa, Gëzim Morina, Kujtim Krasniqi, Mentor Ajeti (VAR), Granit Hyseni (AVAR)
Golashënues: Oguns 40′ | Armend Thaqi 22′, Senad Jarovic 60′
Të ndëshkuar: Agron Kolaj, Besart Krivanjeva, Astrit Thaqi, Edi Basa, Blerind Morina, Debatik Curri KT
Përbërja: 
Kolaj, Ar. Thaqi (C), Krivanjeva, As.Thaqi, Bilali, Morina, Rrahmani, Bilalli (79′ Ibrahimi), Basa (85′ Adili), Prapashtica (85′ Totre), Jarovic.  Trajner: Debatik Curri.