Ekipi ka mbyllur përgatitjet për duelin kampional ndaj FC Suhareka, i rëndësishëm për xhiron e tretë kampionale në Albi Mall Superligë.
Gjatë gjithë javës skuadra është stërvitur në fushën ndihmëse me bari artificial me temperatura të përshtatshme.
E gjithë skuadra është në dispozicion të stafit teknik, përveç Aridon Bllacës që po vazhdon të stërvitet i distancuar nga pjesa tjetër e grupit.
Takim ndërmjet Suharekës dhe Gjilanit do zhvillohet të dielen më 1 Shtator në stadiumin e qytetit në Suharekë. Kjo përballje starton nga ora 16:00.
Zyra për media
1 Shtator, 2024