Gjilani 0-1 Drenica | Albi Mall Superliga - SC GJILANI

Gjilani 0-1 Drenica | Albi Mall Superliga

Disfatë në shtëpi përballë Drenicës në çastet e fundit të ndeshjes, teksa humbasim një pikë nga një ndeshje që nuk prodhoi shumë raste.

  • Disfata e tretë kampionale brenda gjashtë gjirove
  • Ndëshkohemi në sekondat e fundit të kohës shtesë
  • Ndeshja e dytë kampionale pa gol

Skuadra ka dorëzuar një pikë në shtëpi në përballje me Drenicën, derisa është mposhtur në minutat e fundit të kohës së shtesë. Genc Hamiti ka përfituar nga një gabim i mbrojtjes vendase për ta dërguar topin në rrjetë.

Në pjesën e parë të lojës vlen për tu veçuar rasti i Robert Rrahmanit në minutën e 32-të dhe ai i Mevlan Adilit një minutë më pas, mirëpo goditjet e dy futbollistëve nuk e gjetën cakin.

Në fraksionin e dytë provuan të realizonin edhe Almir Aganspahic (49′) dhe Albin Prapashtica (62′), por pa sukses me topin që përfundon skaj shtyllës.

Ekipi shpërdoron kështu një mundësi ideale për të marrë pikët e plota në shtëpi, derisa në kuadër të xhiros së radhës përballet me Llapin në udhëtim.

Të dhënat

SC Gjilani – FC Drenica 0:1 (0:0)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Gjyqtar: 
Mentor Ajeti, Besnik Morina, Pashtrik Burrniku, Ersen Janovali, Lirim Jashari (VAR), Fatmir Sekiraqa (AVAR)
Golashënues: Genc Hamiti 90+5′
Përbërja:
Laroshi, Thaqi, Adili, Krivanjeva, Ibrahimi, Boshnjaku (56′ Totre), Bilali (82′ Morina), Rrahmani, Prapashtica (82′ As. Thaqi), Basa (67′ Kasa), Jarovic. Trajner: Ardian Nuhiu
Të ndëshkuar: Edi Basa, Besart Krivanjeva