Skuadra ndëshkohet nga një gjysmërast dhe për më shumë se një orë lojë luan me një lojtar më pak në fushën e lojës (0-1).
- Një gjysmërast vendos ndeshjen
- Karton i kuq ndryshoi komplet rrjedhën e sfidës
- Kolaj debuton në derbi
- Mendjen tek Prishtina e Re
Ka mjaftuar një gjysmërast i skuadrës së Dritës për tu vendosur ndeshja derbi, teksa Veton Tusha realizoi me kokë në minutën e fundit të kohës së rregullt në pjesën e parë (0-1).
Ndeshja u dominua nga minuta e parë, deri në atë të fundit nga ‘kuqebardhët’, pavarësisht që nuk arritën ta gjenin cakun. Senad Jarovic pati mundësi të mirë shënimi në minutën e nëntë të ndeshjes, mirëpo goditja e tij shkoi pranë portës.
Kartoni i kuq i Albin Prapashticës në fundin e pjesës së parë ndryshoi rrjedhën e sfidës, pasi që ekipi luajti me një futbollist më pak deri në minutën e fundit të lojës.
Kapiteni Armend Thaqi provoi në minutën e fundit të kohës shtesë në fraksionin e parë, por goditja e tij shkoi pranë portës.
Edhe në pjesën e dytë, “Skifterat” sulmuan pa ndalesë, përmes Senad Jarovic, Oltion Bilallit dhe Edi Basa, por që goditjet e tyre nuk gjetën cakun.
Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin në favor të ekipit udhëtues.
Në kuadër të xhiros së radhës Gjilani luan në udhëtim te Prishtina e Re.
Të dhënat
SC Gjilani – FC Drita 0-1 (0-1)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Gjyqtar: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Arbnor Bullatovci, Egzon Dakaj, Erdall Zasella (VAR), Fatmir Sekiraqa (AVAR)
Golashënues: Veton Tusha 44′
Të ndëshkuar: Mevlan Adili, Senad Jarovic, Albin Prapashtica KK | Albert Dabiqaj
Përbërja: Kolaj, Ar. Thaqi (C), Adili, Krivanjeva, Bilali (45′ Basa), Ibrahimi (75′ Akpan), Taipi (45′ Boshnjaku), Morina (70′ Rrahmani), Bilalli, Prapashtica, Jarovic. Trajner: Debatik Curri.
