Ndeshje me dy fytyra që i kushton skuadrës me humbje të ndeshjes derbi, pasi që epërsia ishte në anën e ‘kuqebardhëve’ pas 45 mintuave të parë.
- Disfatë me përmbysje në derbi
- Aganspahic hapi serinë e golave
- Zebic debuton në derbi
Ekipi shpërdoroi një mundësi të mirë për tu rikthyer te fitoret, pasi që në pjesën e dytë të lojës ndryshoi fytyrën. Almir Aganspahic realizoi në pjesën e parë me realizimin nga pika e bardhë, ndërkohë që gjërat ndryshuan në atë të dytën.
Fillimisht Liridon Balaj realizoi në minutën e 53-të të ndeshjes për ta barazuar rezultatin, ndërkohë Albert Dabiqaj u dha fitoren miqve në minutën e 76-të të duelit.
Skuadra pëson humbjen e pestë brenda tetë xhirove në këtë edicion, një sinjal urgjence për të reaguar.
Në kuadër të xhiros së nëntë, Gjilani përballet me Prishtinën e Re në udhëtim.
Të dhënat
SC Gjilani – FC Drita 1-2 (1-0)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Gjyqtar: Mervan Bejtullahu, Hekuran Osmani, Fatlum Jashari, Isak Ceroviku, Eridon Podvorica (VAR), Faton Jakupi (AVAR)
Golashënues: Almir Aganspahic 44′ | Liridon Balaj 53′, Albert Dabiqaj 76′
Përbërja: Laroshi, Thaqi (C), Adili, Zebic, As.Thaqi, Boshnjaku (78′ Kasa), Bilali, Totre, Prapashtica (45′ Ibrahimi), Basa (82′ Morina), Aganspahic (57′ Jarovic). Trajner: Sadullah Ajeti
Të ndëshkuar:
