Gjilani 1-2 GKS Tychy | Miqësore - SC GJILANI

Gjilani 1-2 GKS Tychy | Miqësore

Skuadra ka zhvilluar testin e parë miqësor në tokën turke, derisa është përballur me GKS Tychy, ndeshje kjo e cila përfundoi me fitoren minimale të skuadrës polake (1-2).

  • Dy ekipe nga 45 minuta u paraqitën në këtë përballje
  • Debuton Udyoen Akpan
  • Jarovic vazhdon me realizimin e golave
  • Matoshi paraqitje për tu mbajtur mend

Ekipi ka kryer provën e parë në kampin përgatitor në Antalia të Turqisë, me ç’rast ka zhvilluar një 90 minutësh tejet intensiv përballë ekipit GKS Tychy nga Polonia.

Stafi teknik vendosi që në dy pjesët të paraqitet me përbërje të ndryshme duke u dhënë mundësinë gjithë futbollistëve për tu paraqitur, duke përfshirë edhe futbollistët e rinj.

Pjesa e parë e lojës ishte me shumë ritëm dhe raste për shënim, pavarësisht që skuadra polake kaloi në epërsi në fillimin e ndeshjes (5′). Një aksion model i ndërtuar nga Lorik Boshnjaku, Oltion Bilalli dhe Robert Rrahmani përfundoi në këmbët e sulmuesit Senad Jarovic, i cili realizoi në minutën e 42-të të ndeshjes për ta barazuar rezultatin.

Në fraksionin e dytë të lojës, ritmi dhe intensiteti nuk ndyshoi, pavarësisht që skuadra u paraqit me tjetër fytyrë. Në këtë pjesë lojë u aktivizua edhe sulmuesi i ardhur Udoyen Akpan, i cili la përshtypje pozitive. Për tu dalluar ishte ‘gardiani’ Rrezon Matoshi që pati performancë të shkëlqyer.

Skuadra polake realizoi golin e dytë nga një rrëmuje brenda zonës në min e 60-të, për ti vënë epilogun final ndeshjes (1-2). Më 24 janar Gjilani do të përballet me FC Aktobe nga Kazakistani.

Të dhënat

SC Gjilani – GKS Tychy 1:2 (1:1)
Asteria Sport Center – Antalia
Golashënues: Jarovic 42′
Të ndëshkuar: Blerind Morina
Përbërja: 
Laroshi (45′ Matoshi), Ar.Thaqi (C) (45′ Kqiku), Adili (45′ Zebic), As.Thaqi (45′ Krivanjeva), Bilalli (45′ Abazi), Bilali (45′ Sadiku), Taipi (45′ Morina), Boshnjaku (45′ Totre), Rrahmani (45′  Prapashtica), Basa (45′ Kasa), Jarovic (45′ Akpan). Trajner: Debatik Curri.