Gjilani 1-3 Malisheva | Albi Mall Superliga - SC GJILANI

Gjilani 1-3 Malisheva | Albi Mall Superliga

Disfatë në shtëpi ndaj FC Malisheva, ekipi që nuk kishte marrë asnjë fitore deri në këtë fazë të garave.

  • Humbja e dytë kampionale, e para në shtëpi
  • Nuk mjaftoi goli i Armend Thaqit në pjesën e parë
  • Ekipi mbetet në kuotën e katër pikëve në katër xhirot e para

Skuadra ka pësuar disfatën e dytë sezonale dhe të parën në shtëpi brenda pak javëve. Ekipi u mposht me rezultat 3-1 nga Malisheva. Armend Thaqi ishte autori i golit të vetëm në ndeshje për ‘kuqebardhët’ që dorëzojnë një fitore të pritur nga qindra tifoz.

Ndeshja nisi keq për vendasit, të cilët në minutën e shtatë, derisa Mevlan Zeka e dërgoi topin drejt rrjetës. Përgjigja erdhi pas vetëm pesë minutash, derisa kapiteni Armend Thaqi barazoi rezultatin nga afërsia.

Mundësia për ti ndryshuar shifrat patën Mevlan Adili, Albin Prapashtica dhe Edi Basa te vendasit, mirëpo pa sukses. Ndërkohë, mysafirët përfituan nga një pakujdesi e mbrojtjes vendase përmes futbollistëve Opeh dhe Aliu që vendosën epilogun final të ndeshjes.

Në kuadër të xhiros së pestë, skuadra e Ardian Nuhiut do të luaj në udhëtim te Ferizaj.

Të dhënat:

SC Gjilani – FC Malisheva 3-1  (1-1)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Gjyqtar: 
Alban Shala, Bekim Rama, Bajram Kabashi, Lirim Jashari (VAR), Arbnor Bullatovci (AVAR)
Golashënues: Armend Thaqi 12′ | Mevlan Zeka 7′, Samuel Opeh 72′, Altin Aliu 76′
Përbërja:
Bllaca, Thaqi (C), Adili, Krivanjeva, Ibrahimi, Totre, Bilali (45′ Boshnjaku), Rrahmani (45′ Morina), Prapashtica (78′ Çoba), Basa (78′ Kasa), Jarovic (69′ Aganspahic). Trajner: Ardian Nuhiu
Të ndëshkuar: Sabit Bilali, Edi Basa, Mevlan Adili