Fitore me shumë klas ndaj liderit të deritanishëm në klasifikim FC Prishtina, në një ndeshje që prodhoi gola dhe raste të shumta shënimi (3-1).
- Ekipi merr fitoren e parë sezonale
- Senad Jarovic dhe Armend Thaqi realizojnë golat e parë këtë edicion
- “Skifterat” dhuruan shfaqje në tribuna gjatë gjithë ndeshjes
Skuadra merr fitoren e parë sezonale, derisa triumfoi në shtëpi përballë Prishtinës me rezultat 3-1. Brenda dhjetë minutave skuadra gjeti epërsinë e dyfishtë, derisa Edi Basa dhe Senad Jarovic qëlluan në portën e Altin Gjokajt.
Ekipi mysafir ishte me fat në pjesën e parë pasi që gjuajtjet e Senad Jarovic dhe Albin Prapshticës shkuan skaj shtyllës pingule.
Blend Baftiu realizoi golin e nderit për udhëtuesit, derisa epilogun final të ndeshjes e dhuroi kapiteni i kuqebardhëve Armend Thaqi me një gol shumë të bukur nga ndërprerja në minutat shtesë të ndeshjes.
Pas pushimit dy javor të kombëtareve, ekipi do të luaj sërish në shtëpi, derisa këtë herë do të ballafaqohet me Malishevën.
Të dhënat:
SC Gjilani – FC Prishtina 3-1 (2-0)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Gjyqtar: Egzon Dakaj, Gzim Mehmeti, Hekuran Osmani, Dardan Çaka, Lirim Jashari (VAR), Besnik Morina (AVAR)
Golashënues: Edi Basa 6′, Senad Jarovic 11′, Armend Thaqi 90+1′ | Blend Baftiu 66′
Përbërja: Bllaca, Thaqi (C), Adili, Krivanjeva (82′ As.Thaqi), Ibrahimi, Boshnjaku (76′ Totre), Bilali, Rrahmani, Prapashtica (90′ Çoba), Basa (76′ Zebic), Jarovic (76′ Aganspahic). Trajner: Ardian Nuhiu
Të ndëshkuar: Lorik Boshn