Gjilani 3-2 Prishtina e Re | AlbiMall Superliga - SC GJILANI

Gjilani 3-2 Prishtina e Re | AlbiMall Superliga

Ekipi mbyll vitin në mënyrën më të mirë të mundshme duke triumfuar në shtëpi përballë Prishtinës së Re (3:2), në sfidën e fundit të stinorit vjeshtor të kampionatit.

  • Fitore tjetër me tre gola të realizuar
  • Basa realizon dy golësh
  • Jaro vazhdon festën e golave
  • 7 fitore, pesë barazime dhe gjashtë humbje

Skuadra ka bërë një tjetër performancë fantastike, teksa ka gjetur fitoren e shtatë sezonale dhe ka mbyllur këtë vit kalendarik në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa ka triumfuar përballë kryeqytetasve të rinj.

Edi Basa ishte protagonistë i kësaj sfide, derisa realizoi dopietë. Fillimisht futbollisti kroat realizoi në minutën e 23-të të ndeshjes, derisa pas një veprimi individual gjuajtu bukur me të majtën dhe realizoi një super gol (1-0).

Golin e dytë, Basa e gjeti pesë minuta më vonë, derisa shfrytëzoi një pasim të Albin Prapashticës brenda zonës dhe dërgoi topin sërish në portën e Florjan Smakiqit (2-0).

Radha për të realizuar erdhi për sulmuesin Senad Jarovic në minutën e 37-të të ndeshjes, pasi që qëlloi në portën mysafire me asistimin e Lorik Boshnjakut (3-0).

Krejt në fundin e pjesës së parë, udhëtuesit e ngushtuan e epërsinë përmes sulmuesit Toni Gomes (3-1).

Në fraksionin e dytë, pavarësisht që ekipi krijoi mundësi të pafundme shënimi, rrugën drejt rrjetës e gjetën vetëm mysafirët dhe atë krejt në fundin e ndeshjes përmes një penalti tejet diskutabile.

Astrit Berisha e ngushtoi rezultatin e ndeshjes në 3-2 dhe njëherit u vendos epilogu final i kësaj sfide.

Futbollistët shkojnë në pushim dimëror me 26 pikë të grumbulluara dhe presin pranverë në luftë për objektivat finale të sezonit.

Të dhënat

SC Gjilani – KF Prishtina e re 3:2 (3:1)
Stadiumi sintetik në Gjilan
Gjyqtar: 
Vigan Ibërdemaj, Kastriot Peci, Bekim Rama, Gramos Shala, Eridon Podvorica (VAR), Bujar Selimaj (AVAR)
Golashënues: Basa 23′, 28′, Jarovic 37′ | Gomes 45+1′, Berisha, 90+2′
Të ndëshkuar: Shqiprim Taipi
Përbërja: 
Laroshi, Ar.Thaqi (C), Adili, As.Thaqi, Ibrahimi (45′ Krivanjeva), Taipi, Boshnjaku, Morina (64′ Bilalli), Prapashtica (90+1′ Totre), Basa, Jarovic. Trajner: Debatik Curri.