Skuadra ka përfunduar edhe seancën e fundit stërvitore në prag të duelit kampional ndaj Drenicës në Skenderaj.
- Ekipi gati për ndeshjen e vikendi
- Besart Krivanjeva nuk ia del me lëndimin
- Mario Zebic i suspenduar për këtë ndeshje
Me seancën e mëngjesit në ditën e premte, skuadra ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen e radhës kampionale ndaj Drenicës, sfidë kjo e cila do të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Besart Krivanjeva nuk ia ka arritur të rikuperohet për këtë sfidë dhe rrjedhimisht do jetë jashtë listës së futbollistëve të ftuar, ndërkohë mungesë do të jetë edhe mbrojtësi tjetër i qendrës Mario Zebic, i cili në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Ferizajt u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Pjesa tjetër e grupit do të jenë të gatshëm për sfidën e xhiros së 15-të. Kujtojmë që ndeshja e parë kampionale kishte përfunduar me fitoren e “kuqezinjëve” me rezultat minal 0-1.
