Java e fundit e përgatitjeve para duelit v. Ballkani - SC GJILANI

Java e fundit e përgatitjeve para duelit v. Ballkani

SC Gjilani po përmbyll përgatitjet përballë ndeshjes së parë të këtij edicioni në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku të hënën nga ora 16:30 do të përballet me FC Ballkani.

Ky është edicioni i 11-të radhazi i klubit në elitën e futbollit kosovar dhe i 22-ti pas luftes, ndërsa skuadra synon ta nisë sezonin me rezultat pozitiv para tifozëve të vet të zjarrtë.

Stafi teknik ka në dispozicion të gjithë lojtarët, përveç mesfushorit Shqiprim Taipi, i cili mbetet në dyshim për shkak të një lëndimi që e ka penguar gjatë javëve të fundit.

Ekipi është përgatitur me intensitet maksimal dhe po e pret me padurim duelin ndaj ish-kampionëve të vendit.