Skuadra do të zhvilloj këtë vikend edhe duelin e dytë kontrollues, derisa për kundërshtarë do të ketë ekipin e njohur kazak Aktobe.
Ndeshja do të zhvillohet të shtunën nga me fillim nga ora 15:00 me kohën lokale në Turqi (13:00 me kohën në Kosovë).
Me ekipin ka filluar të stërvitet edhe futbollisti Yll Ibrahimi, mirëpo nuk do jetë pjesë e listës së lojtarëve që do të luajnë, së bashku me Redi Kasan, i cili po vuan nga një shqetësim muskular.
Pjesa tjetër e grupit do të jenë gati për duelin që do të zhvillohet në Titanic në Belek
FC Aktobe është një klub i njohur kazak, që përfaqëson qytetin Aktobe dhe ka një histori të pasur në futbollin vendas. Me fanellat tradicionale kuq e bardhë, klubi ka ndërtuar reputacion si skuadër konkurruese dhe me bazë të fortë tifozësh. FC Aktobe ka luajtur disa herë në kompeticionet evropiane, duke qenë një emër i respektuar në futbollin e Kazakistanit.
Më 27 janar, kuqebardhët do të matin forcat me FC Bunyodkor nga Uzbekistani, kurse cikli i ndeshjeve miqësore do të mbyllet më 29 janar ndaj FC Zimbru Chisinau nga Moldavia.
