KF Fushë Kosova 1-3 SC Gjilani | Superliga U19 - SC GJILANI

KF Fushë Kosova 1-3 SC Gjilani | Superliga U19

Skuadra e 19 vjeçarëve ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim te Fushë Kosova, duke regjistruar fitoren e dytë kampionale dhe të parën në udhëtim.

  • Fitorja e parë kampionale në udhëtim
  • Nexhat Fejzulli shkëlqeu me gol dhe asistim
  • Flamurtari kundërshtari i radhës

Nexhat Fejzulli me gol dhe asistim kontriboi në fitoren e kuqebardhëve në udhëtim te “Pampurat”. Elonis Isufi dhe Lis Qerimi kontribuan me nga një gol tjetër për ta bërë fitoren më bindëse.

Kjo ishte fitorja e dytë kampionale e “Skifterave” për kampionatin e 19 vjeçarëve në këtë fillim kampionati, ndërkohë që e para në udhëtim.

Në kuadër të xhiros së shtatë kampionale Gjilani pret në shtëpi ekipin e Flamurtarit.

Të dhënat:

KF Fushë Kosova 1-3 SC Gjilani (1-2)
Stadiumi “Ekrem Grajqevci” në Ferizaj
Gjyqtar:
Ergin Zeneli, Arbër Baliu, Milaim Behrami
Golashënues: 
Nexhat Fejzulli 17′, Elonis Isufi 28′, Lis Qerimi 82′
Përbërja:
Luma, Isaki, Ramani, Hyseni, Miftari, Kadriu, Hasani (C), Azemi (61′ Sadiku), E.Isufi (61′ Qerimi), Fejzulli (D.Isufi 89′), Muharremi (89′ Spahiu) Kryetrajner: Bers Ramadani
Të ndëshkuar: Selami Azemi, Nexhat Fejzullai