Skuadra e 21 vjeçarëve ka triumfuar në udhëtim te Prishtina e Re, falë një paraqitje të shkëlqyeshme në pjesën e dytë të lojës, me ç’rast edhe e përmbysën rezultatin në 2-1.
- Fitorja e pestë sezonale dhe e dyta radhazi
- Shkëlqen Erion Aliu me dy golësh
- Fazën e parë të kampionatit e mbyllim në pozitën e dytë
Pas triumfit në derbin lokal, ekipi i 21 vjeçarëve ka regjistruar edhe fitoren e radhës kampionale, derisa këtë herë në udhëtim ka triumfuar përballë ekipit Prishtina e Re.
Në pjesën e parë të lojës, skuadra u gjend në disavantazh, pavarësisht që krijoi raste të shumta shënimi. Në fraksionin e dytë të lojës gjithçka ndryshoi për të mirë, derisa futbollisti në formë Erion Aliu, falë dy golave të bukur e përmbysi rezultatin.
Fillimisht Aliu realizoi në minutën e 48-të të ndeshjes për ta barazuar rezultatin dhe më pas në minutën e 71-të për ti kaluar “kuqebardhët” në epërsi dhe për ti vënë vulën kësaj sfide.
Pas nëntë xhirove skuadra e drejtuar nga Trimnor Hasani renditet në pozitën e dytë të renditjes tabelare me me 17 pikë të grumbulluara, falë pesë fitoreve të regjistruara, dy barazimeve dhe dy humbjeve.
Në kuadër të xhiros së radhës, ekipi do jetë mysafir i Ballkanit në Suharekë.

Të dhënat:
KF Prishtina e Re 1-2 SC Gjilani (1-0)
Stadiumi i 2 Korrikut në Prishtinë
Gjyqtar: Mentor Ajeti, Bekim Rama, Altin Zhegrova
Golashënues: Milot Xhaka 16′ | Erion Aliu 49′, 71′
Përbërja: Matoshi (C), Ahmeti, Aliu, Milazimi, Sherifi (67′ D.Sadiku), Halimi, Sadiku (85′ Leard Kërqeli), Mehmeti, Ferati (85′ Ibrahimi), Isufi (85′ Azemi), Kërqeli. Kryetrajner: Trimnor Hasani
Të ndëshkuar: Flakzon Milazimi, Altin Ferati, Furkan Sherifi, Lision Mehmeti, Erion Aliu
