Komunikatë | Gjendja shëndetësore e futbollistit Sabit Bilali - SC GJILANI

Komunikatë | Gjendja shëndetësore e futbollistit Sabit Bilali

Sport Club Gjilani njofton se futbollisti Sabit Bilali ka pësuar një goditje të fortë në zonën e syrit gjatë ndeshjes së fundit kampionale kundër FC Ferizajt.
Menjëherë pas incidentit Bilali mori asistencën e nevojshme nga stafi mjekësor dhe iu nënshtrua ekzaminimeve të detajuara mjekësore.
Pas vlerësimit klinik dhe kontrollimeve përkatëse, ju njoftojmë se gjendja e lojtarit është stabile, pa komplikime serioze, dhe ai aktualisht ndodhet në proces rikuperimi nën mbikëqyrje mjekësore.
Stafi mjekësor do të vazhdojë monitorimin e gjendjes së tij dhe rikthimi në aktivitet sportiv do të bëhet vetëm pas vlerësimit të plotë mjekësor.
Faleminderit për mbështetjen dhe interesimin tuaj.
Zyra për komunikim dhe informim,
11 Mars, 2026