Komunikatë | Liridon Ahmeti, drejtor i ri sportiv i klubit - SC GJILANI

Komunikatë | Liridon Ahmeti, drejtor i ri sportiv i klubit

SC Gjilani ka kënaqësinë të njoftojë opinionin publik dhe mediat se Liridon Ahmeti është emëruar Drejtor i ri Sportiv i klubit.

Ahmeti emërohet në krye të departamentit sportiv në klub pas përvojave në fushën e menaxhimit sportiv, teksa së fundmi ka ushtruar pozitën e drejtori sportiv te Klubi Futbollistik Vushtrria.

Ky emërim vjen si pjesë e strategjisë së klubit për forcimin e strukturave drejtuese, me synim rritjen e konkurrueshmërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të klubit.

Ahmeti sjell me vete përvojë profesionale, vizion të qartë dhe përkushtim maksimal për realizimin e objektivave të klubit. Në rolin e tij të ri, ai do të jetë përgjegjës për politikat sportive, planifikimin strategjik të ekipit, si dhe koordinimin e stafit teknik.

SC Gjilani i uron suksese Liridon Ahmetit në këtë detyrë të rëndësishme dhe shpreh besimin se bashkëpunimi i ndërsjellë do të kontribuojë në arritje të reja sportive për klubin.

Zyra për Informim dhe Komunikim
06 Janar, 2026