Sport Club Gjilani komunikon mbështetjen e plotë për stafin teknik me në krye Ardian Nuhiun, pas kërkesës së tij të fundit për rishqyrtim pozicioni.
Pas diskutimeve të hollësishme dhe analizimit të situatës, bordi ka vendosur që të ofrojë mbështetjen dhe besimin e plotë për kryetrajnerin Nuhiu dhe gjithë stafin teknik, duke konsideruar se kanë dhënë kontribut të paçmueshëm në ndërtimin e ekipit.
Besojmë fuqishëm në kryetrajnerin Nuhiu dhe stafin teknik që kanë aftësinë dhe vendosmërinë e duhur për të vazhduar këtë rrugë dhe për të kapërcyer çdo sfidë që mund të hasim.
Ne jemi të gjithë bashkë në këtë proces dhe mbështetja jonë ndaj tij dhe stafit mbetet e plotë.
Zyra për shtyp,
11 nëntor, 2024